KB Kastrioti mburret me Milaim Nexhipin dhe Diellza Mahallën

Boksi

KB Kastrioti mburret me Milaim Nexhipin dhe Diellza Mahallën

Nga: K.G.. Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 18:17
Gani Mahalla, Milaim Nexhipi, Diellza Mahalla e Halil Mahalla

Milaim Nexhipi dhe Diellza Mahalla, janë dy emra që premtojnë shumë në sportin e kick-box-it. 

Të lartpërmendurit sot ishin ndër më të mirët për vitin 2023, në solemnitetin që u mbajt në hotelin “Sirius” e u organizua nga Federata e Kick-Box-it të Kosovës.

Ky është një motiv shtesë për Nexhipin dhe Mahallën. 

Kryetari i klubit, Halil Mahalla, mburret me këta dy talent të mëdhenj të këtij sporti.  

“Federata e Kick-box-it të Kosovës, sot zgjodhi më të mirët e vitit 2023.
Ku nga klubi i ynë u zgjodhën ndër më të mirët: Milaim Nexhipi në grupmoshën kadet dhe Diellza Mahalla në grupmoshën juniore.

Ju urojmë suksese tutje Kampionëve”, shkruan në faqen e klubit Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat