A e dini se sheiku i Kosovës...

Boksi

A e dini se sheiku i Kosovës...

Nga: K. Goca Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:41
Latif Demolli

Nuk ka peshojë që e mat zgjuarsinë e Latif Demollit, aktualisht sekretar i përgjithshëm i federatës së Boksit të Kosovës.

Mendja e tij e mprehtë ka ditur të mbajë gjallë boksin kur vishej si sheik!

Kur i ka pas punët më së keqi boksi, Latif Demolli, vishej si sheik duke treguar se nuk ka krizë për të, përkundër se boksi ishte në kaosin më të madh financiar.

Kur e pashin komuniteti i boksit Latën si sheik, thoshin: “Mirë është puna, paska pare".

Në fakt ishte e kundërta!

Kur i ka tani punët shumë mirë me financa si federatë, Demolli hoqi veshjen e sheikëve!

Në krizë më të madhe Demolli ka ditur me luajtur lojën duke mos humbur shpresat boksit, sepse kur e shiheni atë me veshje si sheik mendonin se nuk ka krizë financiare! 

Bash në kohën kur ishin katastrofë me financa e pa paga ai vishej si sheikë!

Kur i rregulloi punët, e hoqi veshjen e sheikëve. Njeriu i mençur në momentin e duhur! Me Latën nuk mund e mat askush!.

Mos të harrojmë se Lata është fans i veshjes si sheikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat