Dy ikonat e UFC në replika

Boksi

Dy ikonat e UFC në replika

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:37
Khabib Nurmagomedov

Çfarë do të ndodhte nëse dty nga ikonat e arteve marciale mikse, të dy të tërhequr nga sporti, të përballeshin mes tyre.

Bëhet fjalë për një duel të mundshëm mes kanadezit Georges St-Pierre dhe rusit Khabib Nurmagomedov.

St-Pierre, u shpreh se do ta mposhte Khabib dhe do t’i shkaktonte humbjen e parë në karrierë. “Isha mjaftueshëm i bindur për ta marrë atë duel sa që po mendoja se nëse duelojmë do ta mund Khabib atë ditë, në atë vend të caktuar. Kjo nuk do të thotë se do ta mund atë gjatë gjithë kohës”, tha St-Pierre.

Kanadezi ka qenë ish-kampion në peshën e lehtë dhe më pas në peshën e mesme, ndërsa Nurmagomedov ka qenë kampion në peshën e lehtë, duke e mbyllur karrierën i pamposhtur. Rusi ka reaguar ndaj deklaratës së St-Pierre, duke thënë: “Unë kam mësuar shumë nga ky djalë”.

“Edhe të dëgjosh që ai flet për mua është shumë interesante. GSP gjithë ditën”, tha më tej Khabib, pa deklaruar nëse do ta fitonte një sfidë ndaj kanadezit apo jo. Dikur u fol për një duel mes St-Pierre dhe Nurmagomedov në një moment gjatë karrierës së tyre përkatëse, por ajo sfidë nuk u zhvillua kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat