Kuqezinjtë të dielën luajnë buzë liqenit

Futboll

Kuqezinjtë të dielën luajnë buzë liqenit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Kuqezinjtë të dielën luajnë buzë liqenit

Java e 13-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut Shkëndijës i sjell transfertën me Struga Trim&Lum në një duel të rëndësishëm për të ruajtur pozitën e liderit. Kuqezinjtë pas eliminimit nga Kupa në mesjavë, gjithë vëmendjen e kthejnë ka kampionati ku titulli kampion mbetet objektiv i padiskutueshëm dhe në këtë drejtim çdo ndeshje e radhës ka rëndësi kapitale.

Pas ndeshjes të së mërkurës stafi teknik ka kërkuar të rikuperojë skuadrën dhe të premten e të shtunën është punuar intensivisht me Strugën në ‘menu’,

Kapiteni Egzon Bejtullai dhe Valon Ahmedi do të jenë mungesa të rëndësishme në duelin e të dielës. Mbrojtësi ka akumuluar 5 kartona të verdhë që sjellin pezullim automatik me një ndeshje, ndërsa Ahmedi ndaj Sileksit të mërkurën u ankua në lëndim dhe mbetet jashta kombinimit për këtë duel.

Jan Krivak që humbi dy takimet e fundit shkaku i dëmtimit është kthyer në stërvitje, por nuk besohet të jetë në 100% e mundësive të tij edhe pse përfshihet për këtë transfertë. Zija Merxhani mbetet jashtë, kurse pasi munguan në mesjavë në skuadër rikthehen Armend Alimi dhe Ljupço Doriev.  

Për të tretën ndeshje me radhë Struga Trim&Lum do të ndeshet me rival nga Tetova.

Pasi u ndeshën dy herë rresht me Renovën, të dielën në kampionat (2:0) dhe të mërkurën në Kupë (1:0), struganët tani presin kuqezinjtë tanë. Dueli i parë mes veti në këtë sezon nxori fituese Shkëndijën që mundi Strugën 2:0 në Tetovë me golat e Totres dhe Dorievit.

Tani pason përballje e re dhe kuqezinjtë në Strugë kërkojnë tre pikë nga dueli që vëndon përballë ekipin e vendit të parë (Shkëndijën) dhe atë të pozitës së katërt (Struga T&L).Ndeshja Struga Trim&Lum-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat