Alirifa largohet nga Malisheva: Ishin 3 vite të lavdishme

Futboll

Alirifa largohet nga Malisheva: Ishin 3 vite të lavdishme

Nga: K.G. Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:51
Alirifa largohet nga Malisheva: Ishin 3 vite të lavdishme

Senad Alirifa konfirmon largimin si trajner nga klubi i futbollit Malisheva.   

“Faleminderit Malishevë!

Pas një takimi me drejtorin e klubit, arritëm të përfundojmë bashkëpunimin 3-vjeçar me FC Malishevën.
Ishin 3 vite të lavdishme me shumë suksese duke filluar nga ngritja në ligën e parë, pastaj ekip pretendent për Superligë, dhe tani po e lë në krye të klasifikimit ekipin me të cilin jam shumë krenar për këto rezultate që kemi arritur.

Gjithsesi për këto suksese dua të falënderoj përzemërsisht njerëzit që më kanë qëndruar pranë: Driton Morina, Kastriot Kafexholli, Kastriot Telaku, Skender Ulluri, Shkumbin Hoxhaj. U jam mirënjohës përherë për mbështetjen që më ofruan.

Klubit i uroj suksese në pjesën e mbetur me  shpresë  që  të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku e lamë.

Nga sot jam i lirë dhe i hapur për ofertat tjera!”, ka shkruar Alirifa në profilin e tij në facebook.

Malisheva përfundoi në vend të dytë me 26 pikë gjatë pjesës vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, sa ka edhe kampioni vjeshtor Dukagjini i Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat