Pochettino zhvillon stërvitjen e parë si trajner i PSG-së

Futboll

Pochettino zhvillon stërvitjen e parë si trajner i PSG-së

Më: 3 janar 2021 Në ora: 21:33
Pochettino zhvillon stërvitjen e parë si trajner i Paris Saint-Germainit

Dje u emërua zyrtarisht trajner i Paris Saint-Germain dhe këtë pasdite, Mauricio Pochettino drejtoi stërvitjen e parë në klubin parisien.

Në një atmosferë të mirë, si në çdo fillim, argjentinasi dhe lojtarët e PSG-së u takuan në qendrën stërvitore të klubit.

Pochettino dukej i buzëqeshur dhe kjo ishte stërvitja e tij e parë pas pushimit 15 mujor kur u shkarkuar nga Chelsea.

Padyshim, synimi i madh i Pochettinos me Paris Saint-Germainin do të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat