Tare në veprim

Futboll

Tare në veprim

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:03
Tare në veprim

Juventusi u mposht nga Interi të dielën, ndërkohë që lufta për titullin kampion është bërë mjaft e ashpër dhe bardhezinjtë kanë humbur pikë. Gara gjithsesi është e hapur, por aludimet nuk shmangen dot.

Në rast se Juventusi do të dështojë të fitojë trofe këtë sezon, atëherë presidenti Andrea Agnelli do të mendoje të nisë një revolucion dhe në skenë ka dalë emri i Igli Tares si drejtor sportiv në vend të Fabio Paratici.

Vlonjati mendohet si favorit, pasi kandidat për atë pozicion raportohet se është edhe Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit. Bashkë me Taren te Juventusi mendohet edhe rikthimi i Max Allegri në bankinë.

Gjithsesi te Lazio nuk qëndrojnë duarkryq. Veç kontratës së re me trajnerin Simone Inzaghi,  presidenti Claudio Lotito po mendon të rinovojë edhe me Igli Taren, të cilin në të shkuarën ka tentuar ta marrë edhe Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat