Donnarumma nuk kënaqet nga oferta e Milanit, dy skuadra të mëdha po monitorojnë situatën e tij

Futboll

Donnarumma nuk kënaqet nga oferta e Milanit, dy skuadra të mëdha po monitorojnë situatën e tij

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:50
Gianluigi Donnarumma

Rinovimi i kontratës me portierin Gianluigi Donnarumma është një nga prioritetet e drejtuesve të Milanit, pasi gardiani 21-vjeçar është futur në muajit e fundit të bashkëpunimit me kuqezinjtë dhe në verë mund të largohet si lojtar i lirë.

Negociatat me menaxherin e Donnarummës, Mino Raiola, vijojnë prej muajsh, megjithatë oferta dhe kërkesa janë ende larg, ndaj sa më shumë kalojnë ditët, aq më i komplikuar bëhet edhe rinovimi i portierit.

Milani ka propozuar një kontratë 5-vjeçare, me vlerë deri në verën e 2026-ës dhe me pagë 7 milionë euro në sezon, një më tepër se paga aktuale, por edhe me bonus një milionë euro në rast arritjeje të zonës Champions dhe një milionë euro të tjera në rast fitimi të titullit kampion.

Kjo ofertë nuk e ka kënaqur as agjentin e portierit dhe as Donnarummën, i cili pretendon më shumë.

Nga ana tjetër Raiola duket se nuk ka ndërmend ta lërë gjatë portierin në Milano dhe është treguar i gatshëm vetëm për një rinovim një vjeçar, deri në verën e 2022-shit, por me pagë 10 milionë euro.

Gjithsesi klubet si Chelsea dhe Paris Saint Germain, të cilat nuk kanë gjetur ende portierët idealë për organikat përkatëse, po monitorojnë me interes situatën dhe janë gati të hidhen në sulm, nëse Donnarumma rinovon bashkëpunimin me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat