Dushi ka një dedikim special për golin e shënuar

Futboll

Dushi ka një dedikim special për golin e shënuar

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:06
Dushi ka një dedikim special për golin e shënuar

Dukagjini është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka eliminuar Drenicën të mërkurën me rezultat minimal 1:0.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë, golin e vetëm për ‘Hithat’ e realizoi mesfushori gjakovar, Jeton Dushi.

Dushi shënoi në minutën e 76’ një gol të bukur dhe e dërgoi Dukagjinin në gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në vendin tonë.

25 vjeçari në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur për golin e shënuar dhe kualifikimin e klinasve në rrethin tjetër të Kupës.

“Është ndjenjë shumë e mirë të shënosh gol kur dihet edhe rëndësia e madhe e ndeshjes. Jam shumë i lumtur për golin që realizova, por jam edhe më shumë i lumtur që arritëm në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës”, tha fillimisht Dushi.

Mesfushori gjakovar golin e realizuar ia ka dedikuar qytetit të Klinës.

“Këtë gol dhe fitore jua dedikoj të gjithë qytetit të Klinës, pasi çdo herë jam i mirëpritur në një qytet të vogël, por me zemër të madhe”, deklaroi Jeton Dushi.

Dukagjini i Klinës është kualifikuar pas 25 viteve në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat