Dëmtimi i Kumbullës

Futboll

Dëmtimi i Kumbullës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:47
Dëmtimi i Kumbullës

Marash Kumbulla ishte i pafat në këtë grumbullim të kombëtares teksa në ndeshjen me Andorrën, pësoi një dëmtim në menisk. Në këtë formë, mbrojtësi nuk mund të jetë në fushë për sfidën me Anglinë teksa është larguar edhe nga grumbullimi i kuqezinjve.

Me të mbërritur në Romë, Kumbulla do t’i nënshtrohet testeve për të evidentuar me saktësi dëmtimin.

Sakaq, bëhet e ditur se në rast konfirmimi të dëmtimit në pjesën e jashtme të meniskut, atëherë nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, transmeton "VipSport".

Gjithsesi, për fat të keq të tilla dëmtime kanë nevojë për një kohë rikuperimi prej një muaji, ose edhe diçka më shumë. Kështu, në rastin më të mirë, Kumbulla do të rikthehet në fushë në fillim të muajit maj, për të qenë gati në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat