Ja çfarë i ofrohet Salah për të rinovuar

Futboll

Ja çfarë i ofrohet Salah për të rinovuar

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:20
Ja çfarë i ofrohet Salah për të rinovuar

Liverpool po tenton të bindë egjiptiasin, Mohamed Salah për të nënshkruar kontratë të re.

Goal raporton se “The Reds” duan të nënshkruajnë një kontratë 4-vjeçare me Salah dhe i ofrojnë atij një pagë që do e bënte më të paguarin në historinë e klubit.

Bëhet fjalë për një ofertë që kap shifrën e 250 mijë sterlinave në javë. Te Liverpool janë të sigurt se do të arrijnë një marrëveshje dhe Salah.

Klubi anglez më parë ka rinovuar kontratat me Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk, ndërkohë që ka një marrëveshjen edhe me kapitenin Jordan Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat