Blerim Xhemaili - i lumtur pas barazimit në derbin e madh: Është një pikë e rëndësishme

Futboll

Blerim Xhemaili - i lumtur pas barazimit në derbin e madh: Është një pikë e rëndësishme

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 23:06
Blerim Xhemaili - i lumtur pas barazimit në derbin e madh: Është një pikë e rëndësishme

Zurich ka barazuar me rezultat 3:3 me Baselin, në derbin e madh të Kampionatit të Zvicrës.

Futbollisti i Zurich-ut, Blerim Xhemaili, është i kënaqur me pikën që fituan në derbin e madh. 

“Moralisht ne jemi fitues. Për ne, është një pikë e rëndësishme ndaj një kundërshtari që nuk duam ta lëmë të shkëputet.

Basel bëri lojë të mirë, por ne bëmë mirë në pjesën e dytë. Mendoj se ne luajmë futboll që është i pëlqyeshëm për futbollin zviceran dhe tifozët. I thashë Ceesay në minutën e 91-të se do të shënonte gol”; ka thënë Xhemaili, transmeton “20min”.

Pas javës së 12-të, Baseli kryeson me 26 pikë, ka katër më shumë se Zurich në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat