Dritat e stadiumit shuhen, futbollisti elektricist i rregullon!

Futboll

Dritat e stadiumit shuhen, futbollisti elektricist i rregullon!

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:07
Dritat e stadiumit shuhen, futbollisti elektricist i rregullon!

Një rast i pazakontë vjen nga Anglia.

Në ndeshjen mes Marine AFC dhe Dunston UTS FC, Divizioni i Distriktit Verior (National League, kategoria e peste ku ka ekipe profesioniste dhe joprofesioniste, ndriçimi në stadium u shua menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

Prania e Philip Turnbull, elektricist gjatë javës dhe lojtar i Dunston në fundjavë, ishte avantazhi per të dy skuadrat.

Lojtari u ofrua me gatishmëri për të zgjidhur situatën dhe episodi përfundoi në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare njoftoi se një elektricist do të ishte thirrur në vend, por ishte e kote… Sepse Turnbull mori pak kohë, por solli energji në stadium, duke i lejuar të dyja skuadrat të rifillonin lojën.

Marine AFC mposhti Dunston me penallti ne turin eliminator te FA Trophy, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2…, shkruan tesleporti. 

Do kishte qene me mirë që Turnbull të mos kishte sjellë ndricimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat