Elshani: Duhet të reagojmë në afatin kalimtar dimëror

Futboll

Elshani: Duhet të reagojmë në afatin kalimtar dimëror

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Elshani: Duhet të reagojmë në afatin kalimtar dimëror

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli u mposht me rezultat minimal 0-1 në shtëpi nga Malisheva, me një gol të pranuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani kërkon që skuadra e tij në afatin kalimtar dimëror të forcohet me lojtarë të rinj.

Sipas Elshanit, në klub kanë vetëm 18 lojtarë dhe ky numër është i vogël për të luajtur në Superligë.

“Duhet të reagojmë në afatin kalimtarë dimëror. Na duhet të blejmë lojtarë, pasi në klub për momentin kemi vetëm 18 lojtarë”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat