Roma siguron shërbimet e mesfushorit anglez

Futboll

Roma siguron shërbimet e mesfushorit anglez

Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:46
Roma siguron shërbimet e mesfushorit anglez

Roma depozitoi kontratën e Ainsley Maitland-Niles. Mesfushori anglez, i lindur në vitin 1997, është zyrtarisht pjesë e verdhekuqve. 

Përforcimi i parë për mesfushën e José Mourinhos vjen nga Arsenali, klubi në të cilin ai u rrit, në të cilin kaloi, në fakt, të gjitha vitet e karrierës së deritanishme.

Duke veshur fanellën e “Gunners” nga viti 2014 deri më 2021, Maitland-Niles pati disa përvoja huazimi te Ipswich Town dhe West Bromwich Albion. 

Pas eksperiencës në shtëpi, mesfushori do të luajë për herë të parë jashtë vendit, në skenën e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat