Mehmeti: Kemi arritur marrëveshje me dy lojtarë…

Futboll

Mehmeti: Kemi arritur marrëveshje me dy lojtarë…

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:05
Mehmeti: Kemi arritur marrëveshje me dy lojtarë…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Laçit, në orën 13:45, një stadiumin e qytetit të Laçit, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë:

“Gjendja e skuadrës ka qenë pjesërisht e mirë, duke pasur parasysh fillimin e ndeshjes ditën e enjte dhe intensiteti i ndeshjeve jep ngarkesën maksimale në aspektin psiko-fizik, megjithatë jemi të barabartë si kundërshtari.

Dhe kundërshtari ka luajtur në mesjavë dhe do të shkojmë si të barabartë në ndeshjen me Laçin.”

“Skuadra ka arritur marrëveshjen me mesfushorin kongolez, Masanga Matondo edhe lojtarin serb Milan Mirosavljev të cilët do të jenë pjesë e ekipit.”, tha Dritan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat