Scaloni: Jo vetëm që na munguan lojtarët

Futboll

Scaloni: Jo vetëm që na munguan lojtarët

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Scaloni: Jo vetëm që na munguan lojtarët

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka insistuar që ka ende ndeshje për të zhvilluar në kuadër të kualifikimit drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, duke thënë se të gjithë lojtarët duhet të luftojnë për pozitë në formacionin startues përveç një lojtari.

Veçse e kualifikuar, Argjentina e mposhti me rezultat minimal 1:0 Kolumbinë, falë golit të sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 29’ të ndeshjes.

Scaloni nuk e ftoi në grumbullim yllin Lionel Messi për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Argjentinës për shkak të rastit të fundit me Covid-19, ndërkaq listës së mungesave i janë bashkuar edhe Rodrigo De Paul dhe Leandro Paredes.

“Ne e kishim mundësinë që të grumbullojmë më shumë lojtarë, por p[referuam që mos të ekspozojmë lojtarët të cilët momentalisht nuk janë duke luajtur.

Jo vetëm që na munguan lojtarët, por neve na u desh që të improvizojmë dhe të vendosim lojtarë jashtë pozitave të tyre. Ne vazhduam me këta lojtarë të cilët kanë ardhur për të kontribuar, dhe në fund gjithçka shkoi mirë”, tha Scaloni.

“Këtu nuk mund të jesh i rehatshëm. Të gjithë janë pjesë e këtij procesi, por në fushë duhet të tregosh paraqitje të mirë. Lojtarët të cilët janë këtu e morën këtë mundësi. Kemi ende kohë deri në Kampionatin Evropian. Askush nuk e ka të sigurte pozitën e titullarit, përveç njërit, siç e kam përmendur gjithmonë”, shtoi trajneri i Argjentinës.

Fitorja kundër Kolumbisë nënkupton që Scaloni bëhet trajneri i parë argjentinas që arrin të mposhtë të gjitha, respektivisht nëntë shtetet e Amerikës Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat