Bushi i siguron fitoren skuadrës së tij

Futboll

Bushi i siguron fitoren skuadrës së tij

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:58
Bushi i siguron fitoren skuadrës së tij

Jahi Bushi rezultoi deçiziv në fitoren e Bellasicës ndaj skuadrës bullgare të Septemvri Simitli, skuadër kjo që garon në ligën e dytë bullgare, njofton “infOSport.mk”.

Talenti shkupjan në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa i njëjti në minutën e 82-të shënoi një super gol me kokë, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Ishte ky goli i parë për Jahi Bushin në kuadër të ndeshjeve kontrolluese të skuadrës nga Strumica, që në fund shënoi fitore minimale 1:0.

Ndryshe ishte kjo fitorja e dytë për Bellasicën, pas asaj ndaj Kozhuvit (2:0), teksa në dy ndeshjet e tjera kundër Slloga Vinicës dhe Pobedës, kjo skuadër kishte barazuar pa gola. Pikërisht me këto dy skuadra, por edhe me Sasa-n, skuadra e Bellasicës gjatë stinorit pranveror do të luftojë për një vend në Ligën e Parë.

Kujtojmë Bellasica stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e katërt me 28 pikë, 4 më pak se dy skuadrat kryesuese të Pobedës dhe Sloga Vinicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat