Një turp i madh para syve të UEFA-s në Pragë, provokojnë për Kosovën

Futboll

Një turp i madh para syve të UEFA-s në Pragë, provokojnë për Kosovën

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:21
Një turp i madh para syve të UEFA-s në Pragë, provokojnë për Kosovën

Edhe një turp i madh ndodhi sonte para syve të zyrtarëve të UEFA-s.

Thirrje primitive të tifozëve famëkeq “Grobari” të Partizanit nga Beogradi, janë edhe një dëshmi e fuqishme për organet e UEFA-s, për ta dënuar rëndë skuadrën e Partizanit sepse ky skenar është i paramenduar mirë.   

“Ndonëse tifozëve të Partizanit iu ndalua hyrja në fazën e parë të 1/16-tës së finales së Conference League ndaj Spartës, mbështetësit e bardhezinjve gjetën rrugën për të hyrë në “General Arena” në Pragë.

Sipas masave të ashpra antipandemike që mbizotërojnë ende në Çeki janë të pranishëm 1000 spektatorë.

Ndonëse parashikohet që do të jenë ekskluzivisht tifozë vendas, ‘Grobari’ kanë arritur të arrijnë dhe të hyjnë në stadium.
Rreth 100 prej tyre i dhanë përkrahje të madhe skuadrës së Aleksandër Stanojeviqit dhe mund të thuhet se në fillim i kanë tejkaluar tifozët vendas.

Çekët duartrokitën thirrjen e ‘Grobarit’: “Kosova është Serbi”, shkruan një farë media në Serbi, “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat