Neymar kundër Donnarummas

Futboll

Neymar kundër Donnarummas

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:48
Neymar kundër Donnarummas

Eliminimi në Ligën e Kampioneve ka bërë që te PSG të shpërthejnë tensionet e akumuluar gjithë këtë kohë mes lojtarëve të ndryshëm.

Situata ka degjeneruar jo vetëm me ngjarjen e rëndë të sulmit ndaj gjyqtarëve të presidentit Naser Al Khelaifi, por edhe me një përplasje fizike mes lojtarëve të klubit parisien pas mbylljes së takimit.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ka pasur një zënkë të mirëfilltë në dhomat e zhveshjeve të PSG-së mes Neymar dhe Donnarummës, teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të ndarë futbollistët.

Gjithçka ka filluar kur Neymar akuzoi portierin për gabimin që solli golin e barazimit të Benzema. Por nëse braziliani priste pohim në heshtje nga italiani, ky i fundit i është përgjigjur flakë për flakë, duke i kujtuar Neymarit se goli i dytë kishte ardhur në një moment kur pikërisht ai kishte humbur topin.

Diskutimi kishte përshkallëzuar në fyerje dhe palët kishin përfunduar në kacafytje, me ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë që kishte sjellë qetësimin e një situate të tensionuar për të cilën të gjithë janë të sigurt se do të sjellë pasoja te PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat