Dallku: Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre

Futboll

Dallku: Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:50
Dallku: Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre

Dukagjini nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit ku ka marrë tri fitore e dy barazime. Fitoren e fundit e shënoi ndaj Llapit në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultatin 2:1.

Me pikët e plota, jashtëzakonisht i kënaqur është ndarë trajneri i klinasve, Armend Dallku.

“Kemi luajtur siç jemi marrë vesh. Jemi përgatitur në atë mënyrë që të mos i lejojmë kundërshtarët të kenë hapësira e të dalin shpejtë, të na shkaktojnë probleme.

Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre. Jam i kënaqur dhe i uroj të gjithë për fitoren, lojtarët dhe tifozët. Tash na mbetet të punojmë e të vazhdojmë”, theksoi Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat