Shpresat sfidojnë Çekinë

Futboll

Shpresat sfidojnë Çekinë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:13
Shpresat sfidojnë Çekinë

Shqipëria U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi pret në Elbasan moshatarët e Republikës së Çekisë, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Europianit të të rinjve.

Aktualisht, skuadra kuqezi renditet në vendin e tretë në Grupin G me nëntë pikë, teksa çekët kryesojnë me 13 pikë.

Sakaq, tekniku Bushi ka përzgjedhur formacionin titullar ku ekipi Shpresa ku Muçi dhe Cara rreshtohen në sulm, por që pas shpine do të kenë edhe mbështetjen e Karricës. Nga ana tjetër, një fanellë titullari i është rezervuar edhe portierit të Dinamos, Simon Simoni, si dhe Ismajlgecit të Tiranës dhe Markut të Partizanit.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria U21: Simoni, Ndrecka, Mitaj, Kalaj, Ismajlgeci, Marku, Çelhaka, Kraja, Muçi, Karrica, Cara
Trajner: Alban Bushi

Republika Çeke: Kovar, Fukala, Hranac, Vittik, Gabriel, Valentta, Kaloc, Zamburek, Ostrak, Sejk, Sulc
Trajner: Jan Suchoparek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat