Goditje për Kukësin

Futboll

Goditje për Kukësin

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:56
Goditje për Kukësin

Prej dy ditësh skuadra e Kukësit u është rikthyer përgatitjeve pas pushimeve më të zgjatura se zakonisht, për vetë faktin se kanë më shumë kohë në dispozicion për Tiranën.

Trajneri Diego Longo, së bashku me stafin e tij italian, janë rikthyer në Shqipëri dhe kanë nisur punën për të përballuar sa më mirë sfidën me bardheblutë kryesues.

Skuadra nuk ka qenë e plotë në stërvitje, teksa dy lojtarë janë aktualisht të grumbulluar me Kombëtaren Shpresa si portieri Angelo Tafas dhe mbrojtësi Jorgo Pëllumbi.

Sakaq, vijon të mungojë sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe mbetet e paqartë sesa larg fushave do të qëndrojë, shkruan Panorama Sport.

Shpresat ishin që të rikuperohej me Tiranën, por duket se edhe për këtë përballje do të qëndrojë jashtë, ndonëse ka më shumë se një javë në dispozicion për të shpresuar tek rikuperimi.

SITUATA – Në Kukës për momentin është duke mbizotëruar një situatë e qetë, sepse ndërprerja e kampionatit i gjeti në vendin e tretë dhe me katër pikë të shkëputur nga Vllaznia e një pozicioni më poshtë, duke pasur në njëfarë mënyre edhe një distancë të vogël sigurie.

Megjithatë, fakti që në fazën e tretë kanë pasur një ecuri jo të mirë, pasi kanë grumbulluar vetëm 12 pikë, tregon se jo gjithçka ka shkuar ashtu siç pritej për verilindorët, të cilët për një moment e vunë në rrezik edhe Europën.

Por, duke marrë parasysh situatën e para dy javëve, ku vinin pas katër ndeshjeve pa fitore, ujërat në kampin kuksian janë qetësuar disi dhe tani duan që të ruajnë këtë pozicion.

Megjithatë, duke qenë se po u afrohemi javëve të fundit të kampionatit, çdo gabim mund të kushtojë dhe mund të sjellë një përmbysje të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat