Policia konfirmon se është duke hetuar incidentin

Futboll

Policia konfirmon se është duke hetuar incidentin

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:57
Policia konfirmon se është duke hetuar incidentin

Policia e Merseyside ka konfirmuar se është duke hetuar një incident pasi Cristiano Ronaldo u akuzua për thyerjen e telefonit të një tifozi të Evertonit pas humbjes 1-0 të Manchester Unitedit.

Ronaldo ishte pjesë e një incidenti të pahijshëm, ku pas humbjes nga Evertoni reagoi me zemërim nga një tifozi të mitur duke ia rrëzuar telefonin nga duart.

Kjo bëri që djaloshit t’i thyhet telefoni dhe momenti të behet viral në rrjetet sociale, ku Ronaldo u kritikua jashtë mase.

Ylli portugez u përkujdes të kërkoj falje më vonë për ‘shpërthimin’ e tij të zemëruar në tunelin e Goodison Park dhe e ka ftuar tifozin e prekur të vijë dhe të shikojë një lojë në Old Trafford.

Megjithatë, mamaja e djaloshit e ka denoncuar Ronaldon dhe tashmë me rasatin po merret policia lokale.

“Merseyside Police mund të konfirmojë se janë duke kryer një hetim pas një incidenti në ndeshjen mes Everton dhe Man Utd në Goodison që përfshin një lojtar teksa po dilte nga fusha dhe do të flasin me të gjitha palët përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Edhe klubi i Ronaldos, Manchester Unitedi thuhet se po shqyrton incidentin për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi pas humbjes 1-0 të klubit ndaj Everton të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat