Përgatitja e arbitrave të rinj

Futboll

Përgatitja e arbitrave të rinj

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:22
Përgatitja e arbitrave të rinj

Ka përfunduar edicioni i tretë i Akademisë së Arbitrimit, që kishte nisur në tetor të vitit të kaluar dhe që do të finalizohet me ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të kategorisë së katërt për arbitrat e rinj që morën pjesë e që tashmë do të bëhen pjesë e futbollit, duke vendosur drejtësinë në fushën e lojës.

Nën drejtimin e Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, pjesëmarrësit në këtë kurs kanë marrë fillimisht njohuritë bazë të Rregullave të Lojës, të gjitha njohuritë e nevojshme për një arbitër të ri si edhe kanë marrë përgatitjen e duhur fizike. Kursantët janë të moshës 14-22 vjeç dhe kjo kërkesë vjen si rrjedhojë e orientimeve nga FIFA dhe UEFA për vetë specifikat e këtij profesioni, ku është parë se mosha ideale për të filluar karrierën është 15-16 vjeç, duke vijuar paralelisht me moshat e reja në garën e futbollit.

Pas pjesës teorike, që ka zgjatur për dy javë, pjesëmarrësit e këtij edicioni zbritën në fushë për të kaluar në pjesën praktike, duke drejtuar ndeshje të kampionatit të moshave në Kolegjiumet e qyteteve nga vijnë.

Diploma e kategorisë së katërt u jep mundësi arbitrave të rinjtë aktivizohen në ndeshjet e ekipeve të moshave U-17 dhe U-19 në nivelin e Superiores. Këta arbitra të rinj do të kenë mundësi që me kalimin e kohës të aplikojnë për të kaluar në nivele më të larta arbitrimi dhe për të drejtuar edhe ndeshje të nivelit të lartë të kampionatit shqiptar.

Akademia e Arbitrimit është një ndër format moderne e bashkëkohore për rekrutimin, afrimin dhe përgatitjen e brezave të ri me arbitra. Është për t’u theksuar fakti se është një proces i rëndësishëm, i vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e FSHF-së dhe nga Shoqata e Arbitrave të Futbollit për të përgatitur më së miri grupin e ri të arbitrave të ardhshëm. Në këtë edicion morën pjesë 37 arbitra të rinj, që tashmë do të pajisen me diplomën e kategorisë së katërt të arbitrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat