Këto janë rezultatet e LIgës së Parë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Këto janë rezultatet e LIgës së Parë të Maqedonisë së Veriut

Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:19
Këto janë rezultatet e LIgës së Parë të Maqedonisë së Veriut

Sot u zhvilluan 4 ndeshjet e javës së 30 -të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e javës, skuadra e Makedonija Gj.P., falë golit të shënuar nga Ermedin Adem, shënoi fitore minimale ndaj Akademia Pandevit dhe u kthye në garë për pozitat që sjellin kualifikim në garat evropiane.

Kujtojmë se vendasit humbën edhe një penalty, në pjesën e parë të ndeshjes. Me të njëjtin rezultat 1-0, skuadra e Borecit mundi skuadrën e Skopjes.

Ndërkohë në ndeshjet e zhvilluara në Manastir dhe Tetovë, nuk kishte fitues dhe që të dy takimet u mbyllen me rezultat identik 1-1, kur u takuan Pelisteri dhe Tikveshi, respektivisht Renova dhe Struga Trim Lum. Ditë më parë, Bregallnica mundi FC Shkupin me 4-1, ndërsa Shkëndija me 1-0 mundi Rabotniçkin.

Liga e Parë – Java 30

Bregallnica 4:1 FC Shkupi

Shkëndija 1:0 Rabotniçki

Struga Trim Lum 1:1 Renova

Makedoniaj Gj.P 1:0 Akad. Pandev

Pelisteri 1:1 Tikveshi

Boreci 1:0 Skopje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat