Drenica fiton me golin e Besfort Dervishajt! Katër skuadra në presion për t’i ikë vendit të 8-të 

Futboll

Drenica fiton me golin e Besfort Dervishajt! Katër skuadra në presion për t’i ikë vendit të 8-të 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2022 Në ora: 17:07
Drenica fiton me golin e Besfort Dervishajt! Katër skuadra në presion për t’i ikë vendit të 8-të 

Drenica e Skenderaj mori tre pikë me mund të madh por shumë të rëndësishme për t’i ikë vendit të 8-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Drenicasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit, në takimin e javës së 33-të.

Në minutën e 78-të, Besfort Dervishaj realizon golin e fitores. 

Tani luftë gjithnjë e më e ashpër mes katër skuadrave që synojnë t’i ikin barazhit, Prishtinës, Dukagjinit, Malishevës dhe Drenicës.

Prishtina zë vendin e pestë me 45 pikë, pason Dukagjini me 45, Malisheva 43 e Drenica 43. Llapi renditet në pozitën e katërt me 54 pikë.

BKT Superliga

Drenica- Llapi 1:0
Prishtina – Feronikeli 5:0
Gjilani – Drita 0:0
Dukagjini – Ulpiana 2:1
Ballkani – Malisheva 2:3

Renditja

1. Ballkani    33    21    7    5    56:23    70
2. Gjilani    33    15    14    4    50:28    59
3. Drita    33    16    9    8    50:25    57
4. Llapi    33    15    9    9    52:35    54    
5. Prishtina    33    12    9    12    44:35    45
6. Dukagjini    33    11    12    10    34:32    45
7. Malisheva    33    12    7    14    41:40    43
8. Drenica    33    12    7    14    45:45    43    
9. Ulpiana    33    5    9    19    28:62    24
10. Feronikeli    33    3    3    27    12:87    12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat