Grekët me provokimin e radhës, flamurin e Serbisë e vendosin afër “Dardanëve”

Futboll

Grekët me provokimin e radhës, flamurin e Serbisë e vendosin afër “Dardanëve”

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 21:08
Grekët me provokimin e radhës, flamurin e Serbisë e vendosin afër “Dardanëve”

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.

Tifozët grekë kanë nisur me provokimet e tyre ndaj Kosovës dhe tifogrupit “Dardanët”.

Tifozët e Greqisë ka shfaqur flamurin e shtetit të Serbisë në stadium, të cilin e kthyen kah sektori ku janë të vendosur “Dardanët”.

Grekët njihen për miqësi të mirë me serbët, teksa kjo nuk është hera e parë që bëjnë skandale të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat