Veliu tregon veten në Turqi, shënon për fitoren e skuadrës së tij

Futboll

Veliu tregon veten në Turqi, shënon për fitoren e skuadrës së tij

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:20
Valmir Veliu

Futbollisti nga Kosova, Valmir Veliu, po e tregon veten në Turqi përkatësisht në ekipin e Gaziantep.

Ai me ekipin e tij shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Adana Demirspor. 

Miqësore që iu shërbeu trajnerëve të dy skuadrave për ta pa formën e futbollistëve.

Veliu shënoi golin e parë në ekipin e ri. 

Ai realizoi në minutën e 22-të, ndërsa Kuzucu vulosi fitore në minutën e 85-të. 

Veliu, ish futbollist i Llapit, u transferua për 180 mijë euro në ekipin  turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat