Mesfushori transferohet te Galatasaray

Futboll

Mesfushori transferohet te Galatasaray

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:05
Mesfushori transferohet te Galatasaray

Sergio Oliveira është zyrtarisht lojtari më i ri i Galatasaray.

Mesfushori ka bërë zgjedhjen e tij, pasi nuk u ble nga Roma dhe tashmë do të nisë një eksperiencë të re, në kampionatin turk.

Gjithsesi, kartonin e lojtarit e dispononte Porto, me portugezët të cilët e kishin dërguar në formë huazimi te skuadra e Mourinhos, ndërsa italianët në fund të sezonit vendosën për të mos e blerë përfundimisht mesfushorin.

Klubi turk ka njoftuar se do t’i paguajë Portos 3 milionë euro për të blerë 30-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një pagë 2.7 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat