Veliu viziton skuadrën në stërvitje para ndeshjes kthyese me Buduçnostin

Futboll

Veliu viziton skuadrën në stërvitje para ndeshjes kthyese me Buduçnostin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:08
Veliu viziton skuadrën në stërvitje

Llapi i Podujevës është në presionin e ndeshjes së kthimit të Conference League, kundër Buduçnostit të Podgoricës, me synim përmbysjen e humbjes me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë.

Futbollisti i Gaziantep, Valmir Veliu, motivon Llapin. 

“Valmir Veliu viziton skuadrën në stërvitje para ndeshjes kthyese me Buduçnosti i Podgoricës.

Klubi ynë ka zhvilluar stërvitjen e parë pas dy ditëve pushimi dhe këtë stërvitje nga afër e ka parë edhe futbollisti i Gaziantep, Valmir Veliu.

Veliu i ka dëshiruar shumë suksese ekipit tonë në ndeshjen ndaj Buduçnost Podgoricës, me shpresë që ndeshja në Stadiumin "Fadil Vokrri" do të jetë krejtësisht ndryshe nga ndeshja e parë që të arrihet kualifikimi në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Faleminderit Vali, shumë suksese në skuadrën e re, Gaziantep!”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat