Me flamurin e Kosovës dhe të piratëve, kështu pritet lojtari i Kosovës

Futboll

Me flamurin e Kosovës dhe të piratëve, kështu pritet lojtari i Kosovës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 17:54
Me flamurin e Kosovës dhe të piratëve, kështu pritet lojtari i Ksovës

Dje u zyrtarizua transferimi i Vedat Muriqit në Mallorca.

Ekipi spanjoll nënshkroi kontratë pesë vjeçare me sulmuesin e Kosovës , për të cilin pagoi 9.5 milionë euro.

Ndërkohë, Muriqi do të qëndrojë në një hotel në Mallorca, derisa ta gjejë një shtëpi.

Ndërkohë, hoteli ku do të qëndrojë 28-vjeçari e ka bërë një pritje interesante për të.

“Mirë se u kthyet në ishullin tuaj. Paç qëndrim të mirë. Përshëndetje nga i gjithë ekipi”, ishte shkrimi të cilit iu bashkangjitën edhe logoja e klubit spanjoll, flamuri i piratëve dhe ai i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat