Vinicius: Luajmë për të fituar gjithçka

Futboll

Vinicius: Luajmë për të fituar gjithçka

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:30
Vinicius: Luajmë për të fituar gjithçka

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, foli për faqen zyrtare të UEFA-s, duke adresuar çështje të ndryshme që lidhen me fillimin e sezonit të ri. Në veçanti, braziliani tha fjalën e tij për Superkupën e Evropës, e cila do të luhet më 10 gusht kundër Eintracht Frankfurt.

“Është thelbësore të fitojmë sa më shumë ndeshje, sidomos kur bëhet fjalë për tituj kaq të rëndësishëm. Ne do të shkojmë me gjithë dëshirën për të fituar titullin e parë të sezonit, sipas ADN-së së klubit. Kemi lojtarë që dinë të përballojnë sfida si Liga e Kampionëve”, – tha Vinicius.

Për rrugën në Champions League (sezoni i kaluar), mes përmbysjes ndaj Manchester City dhe finales, braziliani shtoi: “Disa ndeshje bëhen si një slitë me shumë emocione, por dimë si t’i çojmë ato në anën tonë. Rodrygo hyri dhe shënoi dy golat që na dërguan në finale.

Ishte momenti më i rëndësishëm i të gjithë kompeticionit. Finalja e Parisit? Ishte e drejtë ta kurorëzonim me fitore sezonin e mrekullueshëm. Goli ishte një ndjesi e papërsëritshme, e papërshkrueshme. Nuk kam si ta shpjegoj, kushdo që ka luajtur e di se sa mund të të bëjë të lumtur”.

“Kemi mundur të nxjerrim më të mirën nga vetja jonë si ekip, duke kombinuar veteranët me më të rinjtë. Një përzierje kyçe për të fituar. Parneriteti im me Benzema? Që kur kam ardhur, Karim më thotë gjithmonë të tregohesha më i guximshëm, të luaja për gjuajtje ose për pasimin fitues, përndryshe ta mbaja topin. Lidhja jonë ka qenë shumë e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat