Kërkon të “blindojë” Kukësin

Futboll

Kërkon të “blindojë” Kukësin

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 15:39
Kërkon të “blindojë” Kukësin

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Tiranën në ndeshjen hapëse të “Abissnet Superiore” me sfidën që u zhvillua në “Kukës Arena”.

Kalendari tashmë verilindorët në javën e dytë i ka vënë përballë Vllaznisë, me takimin që do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e diel në orën 19:30.

Kur jemi dhe pak ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos, trajneri Skënder Gega po shqyrton të gjitha alternativat e mundshme për të kompletuar skuadrën, teksa duket se ka dhënë “ok” për nënshkrimet me Marvin Brozin dhe Layton Ndukëe. Brozi luan në portë, duke qenë produkt i moshave të Partizanit, teksa ka provuar të luajë edhe në Itali me Este para se të kalonte te Kukësi U-21.

Ndukëe luan në rolin e fantazistit dhe ka dalë nga moshat e Leicester City në Angli. 23 vjeçari me origjinë nga Nigeria ka qenë pjesë e Anglisë U-17, teksa duket se ka bindur trajnerin Gega edhe gjatë fazës përgatitore në Turqi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat