Si e mori vesh për vdekjen e Diegos?

Futboll

Si e mori vesh për vdekjen e Diegos?

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:55
Si e mori vesh për vdekjen e Diegos?

Në 1986 ndërroi fanellën me Maradonën me të cilin u bë mik ndër vite, teksa dje ishte i pranishëm në nderimin që iu bë legjendës në Ambasadën e Argjentinës. Që nga ajo kohë Lotar Mateus luajti në pesë botërorë duke vendosur një rekord prej 25 prezencash në turneun maksimal të futbollit. Gjermani, i gjendur në Spanjë ka dhënë ehe një intervistë për “Marça”.

Si e morët vesh për vdekjen e Diegos?

Nuk mund ta besoja. E pashë në lajme dhe u trondita. Pas disa orësh e mora veten. Ai ishte vetëm disa muaj më i madh se unë dhe vdiq shumë i ri. Një tronditje", tha Mateus.

Ju keni 25 ndeshje në Kupat e botës dhe Mesi 19. Mendoni se Leo do t’ju parakalojë në Katar? (Do ta bënte vetëm nëse arrin në finalen ose sfidën për vendin e tretë e të katërt).

Më pëlqen rekordi im dhe është tashmë ka 24 vite që eksiton. Por nëse Leo ia del mbanë, do të jem i pari që do ta përgëzoj. Unë kam qenë tifoz i Maradonës dhe jam tifoz i Mesit, veçanërisht për shkak të asaj që ai bërë te Barça. Në Paris, për momentin, nuk është i njëjti, por ndoshta në Katar, me afrimin e fundit të karrierës së tij, mund të rikthejë në Argjentinë atë që i dha Maradona në vitin 1986, tha Mateus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat