Ngrin transferimi i mesfushorit të Kombëtares

Futboll

Ngrin transferimi i mesfushorit të Kombëtares

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:35
Ngrin transferimi i mesfushorit të Kombëtares

Nedim Bajrami ishte vetëm një hap larg transferimit te Fiorentina, por tashmë i duhet të presë.

Situata ka marrë një tjetër rrjedhë, teksa një lëvizje e papritur ndodh së fundmi. Kuame ka vendosur të qendrojë në Firence, duke ngrirë kështu transferimin e mesfushorit të Kombëtares.

Sulmesi Kuame, së bashku me Zurkovskin, do të ishin pika kyçe e transferimit, pasi do të shkëmbeheshin të dy me Nedim Bajramin.

Por me lojtarin nga Bregu i Fildishtë që zgjedh qendrimin është paksa e vështirë që marrëveshja të arrihet. Megjithatë, drejtuesit e Fiorentinës po mendojnë për një zgjidhje tjetër transferimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat