Një sulmues për Kukësin

Futboll

Një sulmues për Kukësin

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:59
Një sulmues për Kukësin

Gabriel Barbosa Avelino është sulmuesi më i ri i Kukësit.

Verilindorët e kanë huazuar 23-vjeçarin nga grekët e APO Levadiakos skuadër me të cilën është aktivizuar në Ligën e Dytë dhe ka shënuar katër gola në 12 ndeshje, ndërsa në të kaluarën, braziliani ka qenë pjesë edhe e Palmeiras, Seoul apo edhe SPAL në Itali.

Kukësi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin dhe në tre ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshje ndërsa Barbosa mund të sjellë një frymë ndryshe në grupin e drejtuar nga trajneri Skënder Gega.

Ky i fundit do ta ketë menjëherë në dispozicion lojtarin duke nsur nga ndeshja e radhës në kampionat ndaj Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat