A do të shkarkohet Allegri pas humbjes nga Benfica?

Futboll

A do të shkarkohet Allegri pas humbjes nga Benfica?

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:17
Allegri

Humbja e Juventusit ndaj Benficës raportohet së ka vënë në rrezik të ardhmen e Massimiliano Allegrit në krye të torinezëve.

Benfica sonte mundi Juvën (1-2), midis Torinos, duke zbehur mjaft shumë gjasat e ‘Zonjës së Vjetër’ për të kaluar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Mediat italiane pas ndeshjes raportojnë se është në rrezik e ardhmja e Allegrit në krye të bankinës së Juvës.

“Mund të presim gjithçka”, shkruajnë mediat italiane.

Pas humbjes nga Benfica, Juventusi është në pozitën e tretë në Grupin H pas asnjë pikë, derisa PSG dhe Benfica kryesojnë grupin më nga gjashtë pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat