Besa dhe Bashkimi bëjnë lutje të përbashkët për të ndjerin Erdan Ramadani

Futboll

Besa dhe Bashkimi bëjnë lutje të përbashkët për të ndjerin Erdan Ramadani

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 23:24
Besa dhe Bashkimi bëjnë lutje të përbashkët

KF Besa nga Sllupçani dhe Bashkimi nga Kumanova kanë respektuar në mënyrë të veçantë Erdan Ramadanin,i cili para disa ditësh ndërroi jetë dhe u varros në varrezat e qytetit në Kumanovë.

Në mënyrë të përbashkët, të dy klubet para fillimit të ndeshjes kanë bërë lutje para publikut të tyre në stadiumin “Abdulmexhid Shaini” në Sllupçan.

Besa dhe Bashkimi luajtën ndeshjen derbi të javës së 6-të në Ligën e Tretë-Veri.

Erdan Ramadani (22 vjec) humbi jetën në ujërat e lumit Vardar, pas një aksidenti në afërsi të Zhelinës, trupi i pajetë i tij u gjet më 2 tetor, ndërsa u varros me 3 tetor në varrezat e qytetit të Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat