Milan nuk frikësohet

Futboll

Milan nuk frikësohet

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:19
Milan nuk frikësohet

Ndeshja e radhës në kampionat e gjen Milanin në transfertë ndaj Hellas Veronës. Pas disfatës në Champions League me Chelsean, kuqezinjtë duhet të kthejnë vëmendjen te kamponati për të mos humbur kontaktin me kryesuesit e Napolit.

Megjithatë, statistikat tregojnë se trajneri Stefano Pioli dhe të besuarit e tij nuk i druhen transfertave dhe ndeshjeve larg San Siros pasi përgjatë vitit 2022 sa i takon sfidave të kampionatit, ata nuk kanë pësuar asnjë disfatë.

Në 13 ndeshje të luajtura jashtë shtëpie, Milan regjistron nëntë fitore dhe katër barazime duke qenë kështu një ndër tre të vetmet në Europë së bashku me Barcelonën dhe Manchester Cityt që transfertat nuk i kanë problem ndërsa ruajnë statusin e pathyeshmërisë në ndeshjet si udhëtuese.

Aktualisht, Milan renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 20 pikë të grumbulluara pas nëntë ndeshjeve të para, megjithatë nga Napoli i vendit të parë, diferenca është vetëm tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat