Perez: Vështirë të gjesh një trajner më të mirë se Ancelotti!

Futboll

Perez: Vështirë të gjesh një trajner më të mirë se Ancelotti!

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:00
Perez

Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga në transfertën e Rayo-s.

Një humbje e cila nuk lë shije të mirë, pasi tashmë madrilenët janë forcë e dytë në kampionat, me dy pikë pas Barcelona-s.

Gjithsesi, fjalë pozitive vijnë nga presidenti i klubit, Perez në drejtim të trajnerit italian.

“Ancelotti është padyshim trajneri më i mirë për Real Madridin sepse ai e njeh mirë prej vitesh këtë klub, deri në detaje. Ai i njeh vlerat tona dhe di si t’ua përcjellë ato lojtarëve. Kjo e bën atë trajnerin perfekt.

Është e vështirë të gjesh një më të mirë.”– tha Florentino Perez në ceremoninë “Golden Boy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat