Amerikanët fitojnë pikë të madhe në përballje me Anglinë 

Futboll

Amerikanët fitojnë pikë të madhe në përballje me Anglinë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 nëntor 2022 Në ora: 19:48 Përditësuar në ora: 21:51 më 25.11.2022
Pamje nga ndeshja

Angli - SHBA, pa fitues

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar pikë të madhe në përballje me Anglinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Kampionatit Botëror.

Ballafaqimi ka përfunduar pa gola (0:0).

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, ndërsa amerikanët mahnitën me angazhim dhe lojë shumë të mirë ndaj Anglisë. 

Pjesa e parë dinamike e me disa gjysmëraste.

Në minutën e 10-të, fat për amerikanët, Kane godet por futbollistit Zimmerman bllokon topin dhe shpëton gol të sigurt.

Në minutën e 17-të, tentimi i parë i amerikanëve, Haji Wright gjuan me kokë jashtë portës.

Weston McKennie (SHBA) në minutën e 26-të godet furishëm por topi shkon mirë mbi traversë.

Amerikanët kërcënojnë anglezët në minutën e 33-të, Christian Pulisic dërgon një goditje të fortë por tërthorësja ia mohon golin.

Edhe pjesa e dytë ishte dinamike por nuk pati gola. 

Anglia kryeson me 4 pikë në Grupin B, pasojnë Iranin 3, SHBA 2 dhe Uellsi 1.

Më 29 nëntor takohen: Uellsi - Anglinë (20:00) dhe Irani - SHBA (20:00).

Ndeshja e xhiros së tretë, SHBA - Iran, do të jetë si finale, amerikanëve vetëm fitorja iu kryen punë dhe Iranit edhe barazimi.

Anglia - SHBA 0:0

Stadiumi "Al Bayt", Al Khor.
Shikues: 68 463.
Gjyqtar: J. Valenzuela (Venezuela).

Anglia: Pickford, Trippier, Stones, H. Maguire, Shaw, Bellingham (Henderson 68'), Rice, Saka (Rashford 78'), Mount, Sterling (Grealish 68') dhe H. Kane.
SHBA: Turner, Dest (Moore 78'), Ream, Zimmerman, A. Robinson, T. Adams, McKennie (Aaronson 77'), Musah, Weah (Reyna 83'), Pulisic dhe Wright (Sargent 83').

Grupi B
Uellsi – Irani 0:2
Anglia – SHBA 0:0

Renditja 
1. Anglia    2    1    1    0    6:2    4
2. Iran    2    1    0    1    4:6    3
3. SHBA        2    0    2    0    1:1    2
4. Uellsi    2    0    1    1    1:3    1

Angli – SHBA, përballje e fortë

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

88' Anglezët tentojnë por pa sukses.

 85' Lojë drejt fundit.

80' A do të kemi gol?
75' Amerikanët janë shumë afër pikës.

Anglia - SHBA 0:0

Stadiumi "Al Bayt", Al Khor.
Shikues: 68 463.
Gjyqtar: J. Valenzuela (Venezuela).

Anglia: Pickford, Trippier, Stones, H. Maguire, Shaw, Bellingham (Henderson 68'), Rice, Saka (Rashford 78'), Mount, Sterling (Grealish 68') dhe H. Kane.
SHBA: Turner, Dest (Moore 78'), Ream, Zimmerman, A. Robinson, T. Adams, McKennie (Aaronson 77'), Musah, Weah (Reyna 83'), Pulisic dhe Wright (Sargent 83').

72' Lojë e fortë.

68' Ndeshje e luftuar.

62' Amerikanët bëjnë presion.

59' Lojë me ritëm të lartë.

57 Amerikanët po mahnitin me angazhim.

54' Nuk ka gola, lojë shumë e mirë.

50' Amerikanët po tregojnë lojë të madhe, janë shumë të rrezikshëm.

47' Fillon pjesa e dytë.

 Përfundon pjesa e parë.

45' Kieran Trippier për pak ka shënuar, por portieri amerikan reagon për mrekulli, 

42 Lojë e mirë.

38 Lojë me rivalitet.

33' Amerikanët kërcënojnë anglezët. Christian Pulisic dërgon një goditje të fortë por tërthorsja ia mohon golin.

31' Angli - SHBA 0:0. Amerikanët po tregojnë lojë të mirë.

28' Nuk ka gol por niveli i lojës është i kënaqshëm.

26' Weston McKennie (SHBA) godet furishëm por topi shkon mirë mbi traversë.

25' Lojë e mirë nga të dy palët. Anglia synon fitoren e radhës pas asaj 6:2 ndaj Iranit.

21' Lojë me ritlm të lartë.

17' Tentimi i parë i amerikanëve, Haji Wright gjuan me kokë jashtë portës.

15' Rezultati baras, 0:0.

10' Fat për amerikanët, Kane godet por futbollistit Zimmerman bllokon topin dhe shpëton gol të sigurt.

5' Amerikanët synojnë befasinë.

3' Lojë me kujdes të shtuar nga të dy palët.

1' Fillon ndeshja.

Angli – SHBA, përballje që pritet me emocione në Grupin B të Kampionatit Botëror.

Është xhiro e dytë. 

Anglia - SHBA 0:0

Anglia: Pickford, Trippier, Stones, H. Maguire, Shaw, Bellingham, Rice, Saka, Mount, Sterling dhe H. Kane.
SHBA: Turner, Dest, Ream, Zimmerman, A. Robinson, T. Adams, McKennie, Musah, Weah, Pulisic dhe Wright.

Angli - SHBA, formacionet zyrtare, amerikanët për të përsëritur historinë

Anglia e nisi shkëlqyeshëm Kupën e Botës, duke mposhtur Iranin 6-2. Ishte rezultati më i mire i arritur nga “Tre Luanët” në ndeshjen e parë në një Kupë Bote, dhe fitorja e dytë më e thellë të gjitha kohërave në Botëror.

Në këtë raund të dytë të ndeshjeve në grupe, Anglia përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që barazoi 1-1 me Uellsin.

Takimi tjetër i vetëm i këtyre të përfaqësueseve në Kupën e Botës është luajtur në vitin 1950, me një sukses 1-0 për SHBA-në në atë kohë, duke mbetur hera e fundit që amerikanët e kanë mbajtën rrjetën të paprekur në Botëror.

Kjo fitore e vitit 1950 konsiderohet si një nga rezultatet më të papritura në në historinë e Kupës së Botës, diçka që amerikanët do të përpiqen ta përsërisin në Katar për të mbajtur gjallë shanset për të kaluar grupin. 

Anglia - SHBA
Anglia: Pickford, Trippier, Stones, H. Maguire, Shaw, Bellingham, Rice, Saka, Mount, Sterling dhe H. Kane.
SHBA: Turner, Dest, Ream, Zimmerman, A. Robinson, T. Adams, McKennie, Musah, Weah, Pulisic dhe Wright.

Anglezët apo amerikanët?

Ballafaqimi i Grupit B në Kampionatin Botëror, mes Anglisë dhe SHBA-së, pritet me interesim të madh.

Anglia kërkon fitoren e dytë, ndërsa amerikanët të parën.

Në hapje, Anglia ka shënuar fitore me rezultat 6:2 ndaj Iranit, ndërsa SHBA barazuan 1:1 me Uellsin.

Anglia - SHBA

Anglia: Pickford, Trippier, Stones, H. Maguire, Shaw, Bellingham, Rice, Saka, Mount, Sterling dhe H. Kane.
SHBA: Turner, Dest, Ream, Zimmerman, A. Robinson, T. Adams, McKennie, Musah, Weah, Pulisic dhe Wright.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat