Tifozët brazilianë kërkojnë Guardiolën

Futboll

Tifozët brazilianë kërkojnë Guardiolën

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Tifozët brazilianë kërkojnë Guardiolën

Tifozët brazilianë kërkojnë Guardiolën trajner, por favorit duket se është një portugez!

Pep Guardiola është ëndrra e federatës dhe tifozëve brazilianë pas largimit të Tites.

Megjithatë, paga prej 24 milionë eurosh në vit e bën të pamundur marrjen e trajnerit të Manchester City-t.

Në këto rrethana favoriti duket se është një tjetër trajner i huaj që aktualisht punon në Brazil. Ky është portugezi Abel Ferreira, trajneri aktual i Palmeiras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat