Emër i ri për sulmin

Futboll

Emër i ri për sulmin

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:57
Emër i ri për sulmin

Milan është duke parë për përforcimet që mund t’i bëjë skuadrës në muajin janar.

Kampionët në fuqi të Seria A, raportohet nga mediet italiane, se kanë shfaqur interes të lartë për sulmuesin e Lens, Lois Openda.

Belgu vlerësohet rreth 20 milionë euro aktualisht, ndërsa është duke kaluar një super sezon në Ligue 1, me atë që konsiderohet “hirushja” e këtij edicioni, Lens.

Ende nuk dihet nëse klubi francez do ta nxjerrë në shitje 22-vjeçarin, megjithatë Milan dëshiron me patjetër ta ketë pjesë të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat