Argjentina, tatuazhi i pabesueshëm

Futboll

Argjentina, tatuazhi i pabesueshëm

Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:24
Argjentina, tatuazhi i pabesueshëm

Euforia ‘mundial’ për Argjentinën nuk ka mbaruar: Papu Gomez ishte në mesin e 26 lojtarëve të paraqitur në Katar. Ish-lojtari i Atalanta-s nuk i ka harruar momentet e pabesueshme të 18 dhjetorit të kaluar në Doha.

Madje, në profilin e tij në Instagram, lojtari i Albiceleste ka ndarë imazhet e tre tatuazheve të reja që festojnë Kupën e Botës ‘Tercera’ të Selección.

‘Papu’ ka bërë tre tatuazhe në trupin e tij me referenca të dukshme për triumfin në Doha: tatuazhi i parë portretizon fanellën me numrin 17 të ish-lojtarit të Atalanta-s në pulpë.

I dyti nuk është tjetër veçse trofeu i Kupës së Botës me tre yjet që përfaqësojnë tre Kupat e Botës të fituara nga Albiceleste, por i fundit, më i veçanti dhe më domethënësi, portretizon një moment ikonik dhe vendimtar të ndeshjes.

Një dedikim i veçantë për Dibu Martinez, autor i pritjes ndaj Kolo Muanit që i mohoi Francës golin e 4-3 në minutën e 122-të e 43 sekonda. Një imazh që u bë viral në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat