Ancelotti jep përgjigjen finale

Futboll

Ancelotti jep përgjigjen finale

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Ancelotti jep përgjigjen finale

Real Madrid është gati për finalen e Botërorit për Klube, që do të zhvillohet të shtunën (20:00) kundër Al Hilal. “Los Blancos” tentojnë fitimin e këtij trofeu për herë të pestë si asnjë skuadër tjetër.

Carlo Ancelotti është dëshira e madhe e drejtuesve të Federatës Braziliane të Futbollit për postin e lënë bosh nga Tite pas Katar 2022, por trajneri italian ka ndërmend të respektojë akordin me klubin spanjoll.

“Situata ime është mjaft e qartë, unë kam një kontratë me Realin deri në vitin 2024”, deklaroi Ancelotti, i cili komentoi edhe rivalët arabë, të cilët eliminuan Flamengon në gjysmëfinale.

“Al Hilal është një skuadër e mirë, ata kanë cilësi individuale me shumë lojtarë të Kombëtares, të cilët bënë mjaft mirë në Botërorin e Katarit. I respektojmë shumë, pasi treguan kualitetin e tyre ndaj Flamengos”.

Në fund një koment për të dëmtuarit Benzema, Militao dhe Courtois: “Stërvitja e ditës së sotme është vendimtare. Nuk janë kot këtu me ne, kjo tregon se kanë mundësi për të luajtur, por nuk kam vendosur akoma”.

Ancelotti ka fituar tetë trofe në pankinën e Realit të Madridit. Ndaj Al Hilal pret fitoren e djemve të tij dhe trofeun e radhës si trajneri i rekordmenëve spanjollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat