Pique “fajëson” trajnerin portugez për raportin me Ramosin

Futboll

Pique “fajëson” trajnerin portugez për raportin me Ramosin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:00
Pique e Ramosi

Gerard Pique dhe Sergio Ramos janë përfolur për një rivalitet mes tyre.

Dy lider të mbrojtes në dy klube “armike” si Barcelona dhe Real Madridi, që gjithashtu konkuronin me nivelin e tyre edhe në prapavijën e Kombëtares së Spanjës.

Ish-lojtari katalanas ka folur së fundmi për raportin e tij me Sergio Ramosin.

Pique ka thënë për “Deportes Cuatro” se ka qenë mik i mirë me ish-mbrojtësin e Realit, por “fajëson” Mourinho-n për prishjen e marrëdhënies mes tyre.

“Unë dhe Ramosi kemi qenë shokë thuajse gjatë gjithë kohës, deri sa erdhi Mourinho te Real Madridi.

‘El Clasico’-t tona u bënë më të tensionuara”, ka treguar Gerard Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat