Gjilani me pikë të plota nga Klina, Dukagjini në presion

Futboll

Gjilani me pikë të plota nga Klina, Dukagjini në presion

Nga: K.G. Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:54
Mevlan Zeka

Gjilani kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini ka pësuar humbjen me rezultat 1:0 nga Gjilani dhe e fut në presion, pasi që nuk janë larg zonës së rrezikut, që shpie një kategori më poshtë

Futbollisti Mevlan Zeka është autor i fitores së Gjilanit, duke shënuar në minutën e 44-të.

Pas javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të tretë me 38 pikë dhe Dukagjini është i gjashti me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat