Skuadra shqiptare i jep fund vuajtjeve në Mal të Zi! Camaj hero i sfidës  

Futboll

Skuadra shqiptare i jep fund vuajtjeve në Mal të Zi! Camaj hero i sfidës  

Nga: K. Goca Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:51
Ilir Camaj

Skuadra shqiptare, Deçiqi, pas një serie negative, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Rudarit të Plevlës.

Deçiqi megjithatë i jep fund vuajtjeve në kampionatin malazez, duke iu falënderuar golit të Ilir Camajt në minutën e 70-të.

“Deçiqi ka shënuar fitoren e parë në pjesën e dytë të sezonit dhe të parën me trajnerin e ri Vladimir Gaçinoviq.

Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 70-të, Drashko Bozhoviq nisi aksionin, topi erdhi te Ljulgjuraj i cili gjuan por portieri i Rudarit Azir Muminoviq vetëm e devijoi deri të Camaj, i cili e tundi rrjetën”, shkruan mediumi malazez “Vijesti!

Camaj është hero i fitores.

Deçiqi renditet në vend të pestë me 31 pikë dhe Rudari në fund me 20 pas 23 jave në kampionatin malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat