Pse Barça zgjodhi trenin dhe jo avionin për të udhëtuar drejt Madridit për ndeshjen ndaj Getafes?

Futboll

Pse Barça zgjodhi trenin dhe jo avionin për të udhëtuar drejt Madridit për ndeshjen ndaj Getafes?

Më: 15 prill 2023 Në ora: 23:19
Lojtarët e Barcelonës

Siç konfirmohet nga llogaritë e mediave sociale të klubit, lojtarët e Barcelonës morën një tren ekologjik me shpejtësi të lartë për në Madrid, ku do të përballen me Getafen të dielën.

Xavi shpjegoi vendimin për të hequr dorë nga avioni:

“Bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit. Ne do të flemë në Madrid dhe fakti që udhëtimi do të jetë më i gjatë nuk do të na ndikojë shumë. Ne jemi të hapur për gjëra të tilla”, tha trajneri.

Mundo Deportivo shpjegon se Barça është e hapur për të udhëtuar më shumë me tren për aq kohë sa ta lejon orari. Klubi është i përkushtuar ndaj Planit të tij Strategjik 2021-2026 i cili, ndër të tjera, përfshin qëndrueshmërinë mjedisore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat